Arbëri

Policia kap tjetër arsenal armësh në Zveçan

Gati një javë pas sulmit të armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit dhe konfiskimit të një sasie të konsiderueshme të armëve, Policia e Kosovës vazhdon të gjejë armë ushtarake në këtë zonë.

Të shtunën, Policia ka kapur sasi të konsiderueshme të armëve të rënda, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake në fshatin Breznë të kësaj komune. Kjo zonë shfrytëzohej nga grupi terrorist që vrau policin Afrim Bunjaku në orët e para të së dielës së 24 shtatorit. Në aksionin pasues nga Policia, u vranë tre sulmues dhe u

Sendet e gjetura dhe sekuestruara janë evidentuar sipas gjetjes në terren, e të cilat janë si në vijim:

# antiplumb,

# karikator me 30 fishek,

# kapelë dhe doreza,

# maskë ngjyrë e gjelbërt,

# maskë tjetër,

# antiplumb me tre karikator dhe 90 fishek,

# çantë e vogël për brez,

# pjesë e sipërme e uniformes,

# antiplumb me 3 karikator dhe 85 fishek,

# armë e gjatë me 5 karikator me nga 30 fishek,

# një rrip, dy karikator me nga 30 fishek, armë e gjatë dhe dy karikator të pistoletës me nga 15 fishek,

# gjoksore ngjyrë e zezë me 5 karikator nga 30 fishek dhe një granat dore,

# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,

# armë e gjatë me pesë karikator me nga 30 fishek,

# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,

# armë e gjatë me një karikator me 30 fishek,

# radio lidhje motorol,

# zolle,

# kapelë ngjyrë ushtarake,

# një antiplumb me një karikator dhe 30 fishek,

# një karikator,

# radio lidhje,

# xhakete shiut,

# një pako me cigare,

Policia ka thënë se pas dokumentimit dhe paketimit, të gjitha provat materiale janë tërhequr nga ana e forenzikes, për të vazhduar me procedurat e mëtejme në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

{gallery}