Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pas Publikimit të Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët pa Kufij”, në të cilin Kosova shënoi rënie për 19 pozita.
Bajrami ka vlerësuar se ky është alarm për secilin që jeton në Kosovë.
Sipas saj lufta e pushtetit ndaj medias është “programore, e orkestruar për t’i dëmtuar raportimet dhe zbulimin e skandaleve korruptive të Qeverisë”.
“Evidentimi i gjendje së mediave në Kosovë nga ‘Reporterëve pa Kufij’ është konfirmim i asaj që kemi thënë prej ditës së parë të ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet. Tashmë s’ka askush asnjë dyshim se Vetëvendosje është kundër mediave, është kundër secilit që mendon ndryshe, është kundër bizneseve, është kundër qytetarit”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
Kosova ka rënë për 19 pozita në renditjen e Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të organizatës “Reporterët Pa Kufij”, për këtë vit. Nga pozita e 56-të, ku radhitej vitin e kaluar, sivjet ka rënë në pozitën e 75 në mesin e 180 vendeve.
-
Bajrami: Qytetarët ndëshkuan pushtetin, por edhe neve na thanë se duhet më shumë punë
-
Pas raportit të WorldAtlas, Bajrami: Propaganda nuk e fsheh varfërinë në Kosovë
-
Bajrami: Nga zyra m’u kumtua që jam numër 12, pas atyre që e luftuan LDK-në
-
Palatova: Progresi i Kosovës në lirinë e medias të ruhet nga zyrtarët publikë dhe establishmenti politik
-
Kosova përparon për 15 vende në lirinë e shtypit, KOHA identifikohet si medium me ndikim