Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami: Strategjia e Kurtit është “varfëro e sundo”

Hykmete Bajrami

Foto: Driton Paçarada

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës, që të dielën ka arritur në mbi 1.70 euro për litër. 

Bajrami në një postim në Facebook ka thënë se “një qeveri e përgjegjshme do të organizonte mbledhje urgjente e do ta ulte TVSh-në në karburante nga 18% në 8%”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“A e dini se sikur çmimi i naftës për ne në Kosovë janë çmimet e të gjitha produkteve që ne nuk i prodhojmë, por i importojmë. Kosova  në vitin 2025 ka importuar mbi 7 miliardë euro mallra. Këtyre produkteve qeveria kurrë s’ka me pasë mundësi me ua caktu çmimin aq sa po ia cakton naftës këto ditë, sepse çmimi i tyre më së paku varet nga autoritetet tona. Një Qeveri e përgjegjshme duke parë çmimin e naftës ish dashtë me u mbledhë urgjentisht dhe me vendosë me ulë TVSH në karburante nga 18% në 8% dhe ta përgjysmoj akcizën në karburante derisa të normalizohet tregu, këto vendime t’i përcjellë në Kuvend me datë 1 prill”, ka shkruar Bajrami. 

Ajo ka thënë se strategjia e kryeministrit Albin Kurti është “varfëro e sundo”. 

“Tutje duke parë çmimin e energjisë, normën e inflacion 6% dhe tash çmimet e naftës deri tani Kabineti Qeveritar është dashur t'i ketë pasur disa takime me të gjitha odat ekonomike te vendit dhe me Shoqatën e Naftarëve për të ju dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, POR këto takime nuk kanë ndodhë sepse po shkojmë në zgjedhje, keshtuqë Kurti po i fërkon duart, se me këto çmime rriten të hyrat buxhetore, e sa më e madhe kriza për familjet në kohën e zgjedhjeve, aq më të vlefshme bëhen 100-shet e buxhetit për blerje votash. Strategjia e Kurtit është 'varfëro e sundo', andaj Kurti me gjithë strategjinë e tij të dështuar që 6 vite dhe shpurën e tij duhet të dalin në opozitë”, ka shkruar Bajrami.