---
description: Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës, që të dielën ka arritur në mbi 1.70 euro për litër
title: "Bajrami: Strategjia e Kurtit është “varfëro e sundo”"
image: https://resources.koha.net/images/2025/October/10/6d993fb5-7943-4181-9064-62716515606d.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Arbëri

# Bajrami: Strategjia e Kurtit është “varfëro e sundo”

![Hykmete Bajrami](https://resources.koha.net/images/2025/October/10/6d993fb5-7943-4181-9064-62716515606d.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

Hykmete Bajrami

Foto: Driton Paçarada

- 22 mars 2026 20:32
- Shpërndaje në:

- 22 mars 2026 20:32
- Shpërndaje në:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës, që të dielën ka arritur në mbi 1.70 euro për litër. 

Bajrami në një postim në Facebook ka thënë se “një qeveri e përgjegjshme do të organizonte mbledhje urgjente e do ta ulte TVSh-në në karburante nga 18% në 8%”. 

“A e dini se sikur çmimi i naftës për ne në Kosovë janë çmimet e të gjitha produkteve që ne nuk i prodhojmë, por i importojmë. Kosova  në vitin 2025 ka importuar mbi 7 miliardë euro mallra. Këtyre produkteve qeveria kurrë s’ka me pasë mundësi me ua caktu çmimin aq sa po ia cakton naftës këto ditë, sepse çmimi i tyre më së paku varet nga autoritetet tona. Një Qeveri e përgjegjshme duke parë çmimin e naftës ish dashtë me u mbledhë urgjentisht dhe me vendosë me ulë TVSH në karburante nga 18% në 8% dhe ta përgjysmoj akcizën në karburante derisa të normalizohet tregu, këto vendime t’i përcjellë në Kuvend me datë 1 prill”, ka shkruar Bajrami. 

Ajo ka thënë se strategjia e kryeministrit Albin Kurti është “varfëro e sundo”. 

“Tutje duke parë çmimin e energjisë, normën e inflacion 6% dhe tash çmimet e naftës deri tani Kabineti Qeveritar është dashur t'i ketë pasur disa takime me të gjitha odat ekonomike te vendit dhe me Shoqatën e Naftarëve për të ju dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, POR këto takime nuk kanë ndodhë sepse po shkojmë në zgjedhje, keshtuqë Kurti po i fërkon duart, se me këto çmime rriten të hyrat buxhetore, e sa më e madhe kriza për familjet në kohën e zgjedhjeve, aq më të vlefshme bëhen 100-shet e buxhetit për blerje votash. Strategjia e Kurtit është 'varfëro e sundo', andaj Kurti me gjithë strategjinë e tij të dështuar që 6 vite dhe shpurën e tij duhet të dalin në opozitë”, ka shkruar Bajrami. 

  
 

[#Hykmete Bajrami](https://www.koha.net/tag/hykmete-bajrami) [#nafte](https://www.koha.net/tag/nafte) [#rritja e çmimeve](https://www.koha.net/tag/rritja-e-cmimeve)

Artikuj të ngjashëm

- [![Në bursa ndërkombëtare bie çmimi i naftës, në Kosovë rritet çdo ditë](https://resources.koha.net/images/2022/October/08/Nafta21665263237.jpeg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 29 kor 2026 Në bursa ndërkombëtare bie çmimi i naftës, në Kosovë rritet çdo ditë](https://www.koha.net/arberi/ne-bursa-nderkombetare-bie-cmimi-i-naftes-ne-kosove-rritet-cdo-dite)
- [![Çmimi i naftës i afrohet rekordit, Qeverisë i kërkohet të veprojë](https://resources.koha.net/images/2022/May/07/Nafta-Benzin-Derivate-Ngritja_e_Qmimeve-ilustrime-Prishtine-dp_31651944005.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 24 kor 2026 Çmimi i naftës i afrohet rekordit, Qeverisë i kërkohet të veprojë](https://www.koha.net/arberi/cmimi-i-naftes-i-afrohet-rekordit-qeverise-i-kerkohet-te-veproje)
- [![Për një javë nafta u shtrenjtua 14 centë, ekonomistët shtrojnë nevojën për masa](https://resources.koha.net/images/2026/July/19/0c2c3c26-3e4e-46bd-91d4-f1c640ff0615.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 19 kor 2026 Për një javë nafta u shtrenjtua 14 centë, ekonomistët shtrojnë nevojën për masa](https://www.koha.net/arberi/per-nje-jave-nafta-u-shtrenjtua-14-cente-ekonomistet-shtrojne-nevojen-per-masa)
- [![Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat](https://resources.koha.net/images/2025/October/10/6d993fb5-7943-4181-9064-62716515606d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 4 kor 2026 Bajrami kritika Qeverisë në detyrë: Ekonomia po mbahet nga konsumi, importi dhe remitencat](https://www.koha.net/arberi/bajrami-kritika-qeverise-ne-detyre-ekonomia-po-mbahet-nga-konsumi-importi-dhe-remitencat)
- [![Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin](https://resources.koha.net/images/2025/October/03/9004e7ce-6136-4bee-abc1-cbdb97efc1ee.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Arbëri 13 qer 2026 Murati lëvdohet me rritje ekonomike, Bajrami ia kujton inflacionin](https://www.koha.net/arberi/murati-levdohet-me-rritje-ekonomike-bajrami-ia-kujton-inflacionin)

[Botë.]() [Rritet dhuna ndaj grave në Gjermani, qeveria planifikon ashpërsimin e ligjit për femicidin](https://www.koha.net/bote/rritet-dhuna-ndaj-grave-ne-gjermani-qeveria-planifikon-ashpersimin-e-ligjit-per-femicidin)

[Botë.]() [Parlamenti sllovak heq votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit](https://www.koha.net/bote/parlamenti-sllovak-heq-votimin-me-poste-per-qytetaret-qe-jetojne-jashte-vendit)

[Kronikë.]() [Nis seanca ndaj ish-bashkëshortit të Zekajt i cili akuzohet për kanosje](https://www.koha.net/kronike/nis-seanca-ndaj-ish-bashkeshortit-te-zekajt-i-cili-akuzohet-per-kanosje)

[Arbëri.]() [Mbi 20% kanë arritur humbjet e lejuara të energjisë elektrike në komunat veriore](https://www.koha.net/arberi/mbi-20percent-kane-arritur-humbjet-e-lejuara-te-energjise-elektrike-ne-komunat-veriore)

[Arbëri.]() [Berisha: Institucionet të mos bëhen pjesë e protestës nesër, t’i kryejnë detyrat e tyre](https://www.koha.net/arberi/berisha-seancat-ne-rastin-e-arlinda-zekajt-do-duhej-te-mbaheshin-te-hapura)

[Botë.]() [Merz: Ishte gabim mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO më 2018](https://www.koha.net/bote/merz-ishte-gabim-mosnatearesimi-i-ukraines-ne-nato-me-2018)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Bajrami: Strategjia e Kurtit është “varfëro e sundo”","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/arberi/bajrami-strategjia-e-kurtit-eshte-varfero-e-sundo","datePublished":"2026-03-22T20:32:03+01:00","dateModified":"2026-07-11T12:50:05+02:00","articleSection":"Arbëri","wordCount":343,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me rritjen e çmimit të naftës, që të dielën ka arritur në mbi 1.70 euro për litër","url":"https://www.koha.net/arberi/bajrami-strategjia-e-kurtit-eshte-varfero-e-sundo","keywords":"Hykmete Bajrami, nafte, rritja e çmimeve","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2025/October/10/6d993fb5-7943-4181-9064-62716515606d.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
