Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i ka bërë thirrje të mërkurën presidentes Vjosa Osmani që mos ta dekretojë Ligjin e pagës minimale.
Përmes një komunikate për media, janë dhënë arsyetime se përse nuk duhet të dekretohet Ligji për pagën minimale.
“1. Nuk është përfillur propozimi i KES-it gjegjësisht Neni 9 alineja 19. 2. Nuk është përfillur vendimi i komisionit te grupit parlamentar për buxhet dhe financa, i cili i ka propozuar Parlamentit të Kosovës që paga minimale për vitin 2023 të jetë 450 euro, kurse për vitin 2024 të rritet për 100 euro. 3. Paga minimale është kosto e katër anëtarëve të të punësuarit, e kjo pagë shpesh nuk e mbulon as vet punëtorin. 4. Është paga më e ultë në rajon”, është bërë e ditur në komunikatë.
Më 13 qershor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për pagën minimale. /KSP
-
Azemi: Kemi kërkuar që paga minimale të bëhet 600 euro
-
Azemi për premtimet e politikanëve për rritje të pagave: Të parealizueshme, janë humor
-
Osmani nuk do ta dekretojë Ligjin për pagën minimale pa vendim të Kushtetueses
-
Në Presidencë paralajmërojnë ta analizojnë Ligjin për Pagën Minimale
-
Paga minimale rritet në 500 euro