Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, e ka cilësuar diskriminues vendimin e Qeverisë për ndarjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik.
Ai ka thënë se vendimi duhet të korrigjohet, pasi sipas tij në të duhet të përfshihen edhe punëtorët e sektorit privat.
“Ne i gëzohemi faktit që Qeveria e Kosovës po ndan pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik, por në anën tjetër, me këtë vendim ka bërë një diskriminim të punëtorëve në nivel të Kosovës. Pasi që ne kemi thënë se ne jemi diku mbi 200 mijë që ndajmë mjete për buxhetin e Kosovës dhe ne jemi ata që prodhojnë dhe atë që pjesën dërmuese të buxhetit të Kosovës e mbulojmë me paratë tona dhe në anën tjetër, nëse ti ndan mjete shumë më shumë sesa sektori publik, është një diskriminim i llojit të tillë me çka këtë mund ta bëjë vetëm një qeveri po them në Kosovë, se diku tjetër nuk mund ta bëjnë në vend që punëtorët e sektorit privat për momentin janë me paga shumë më të ulëta edhe me një gjendje sociale shumë më të rëndë”, tha Azemi në një intervistë për Ekonomia Online.
Ai theksoi se punëtorët do të duhej të ishin prioritet nga qeveria mirëpo sipas tij, janë trajtuar në mënyrë të kundërt.
“Në vend që këta të jenë prioritet, ky e ka bërë të kundërtën sepse po e them, ne jemi ata punëtorë të cilët prodhojmë, përderisa punëtorët e sektorit publik janë ata të cilët shpenzojnë. Dhe mos të kemi ironi: ne i gëzohemi pagës së 13-të për këta punëtorë, por jashtëzakonisht kemi presione të mëdha nga punëtorët e sektorit privat: ‘pse ata marrin dhe ne jo?’, domethënë çka na dallon neve prej punëtorëve të sektorit publik?”, u shpreh ai.
Edhe
Paga e 13-të për sektorin publik vlerësohet diskriminim për atë privat
Azemi e cilëson diskriminim mospërfshirjen e punëtorëve dhe thotë se ky nuk është diskriminimi i parë që po i bëhet punëtorëve.
Azemi bëri të ditur se punëtorë të shumtë janë ankuar për mospëfshirjen në pagën e 13-të duke përmendur punëtorët e sigurimit fizik dhe të mirëmbajtjes në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe të Universitetit të Prishtinës./EkonomiaOnline
-
Azemi e quan "qesharak" vendimin për ndarjen e nga 100 eurove për sektorin privat
-
Pakënaqësi për pagën e 13-të, punonjësit e ndërmarrjeve publike paralajmërojnë protesta e greva
-
Azemi pyet Kurtin e Muratin për ekzekutimin e 100 eurove për sektorin jopublik
-
Ymeri e quan “kërkesë elektorale” thirrjen e Kurtit për pagën e 13-të në sektorin privat