Sadri Ramabaja, tri ditë para se të plagosej Azem Vllasi, ishte takuar me Murat Jasharin në një restorant të kryeqytetit.
Por, sipas avokatit të tij, Ramiz Krasniqi, nuk dihet çka është biseduar në takimin e tyre.
Kjo, sipas avokatit Krasniqi, është njëra nga arsyet që Ramabajës po i vazhdohet masa e paraburgimit nga tetori, kur është arrestuar.
Arsyeja tjetër, sipas tij, është se Ramabaja kishte redaktuar e kishte shkruar parathënien në librin e Murat Jasharit, “Lufta e pambaruar”.
Krasniqi e ka quajtur të paligjshëm mbajtjen e klientit të tij në paraburgim, duke shtuar se ai është edhe një profesor universitar.
Ramabaja mbahet në paraburgim si i dyshuar për veprat penale “Përgatitja e veprave terroriste kundër rendit kushtetues”dhe “Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
-
Fyerje e sharje mes Vllasit e anëtarëve të “Syrit të Popullit” në gjykatë
-
Të dyshuarit për atentatin ndaj Vllasit edhe dy muaj paraburgim
-
Liri për socialdemokratin Sadri Ramabaja, kërkon një grup intelektualësh
-
Ramabaja dyshohet se këshillonte anëtarët e organizatës “Syri i Popullit”
-
Kush i tha Ramabajës të ikte se është në rrezik