Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Avokatët në bojkot, anulohen më shumë se 80 seanca në Prishtinë e Prizren

Paralajmërimi se do të sillej me detyrim në gjykatë, ka bërë që këtë të mërkurë Sami Lushtaku të paraqitej në gjykimin ku ai së bashku me 6 persona të tjerë akuzohen lidhur me tenderin milionësh të KEK-ut.

Por, seanca përsëri, në këtë rast, është anuluar. Kësaj radhe, shkak ka qenë mungesa e avokatëve të cilët kanë nisur bojkotin e punës, raporton KTV.

Për një orë rresht, të akuzuarit në rastin e KEK-ut kanë pritur nisjen e seancës.

Në Gjykatën Themelore në Prizren u anuluan rreth 50 seanca gjyqësore, shkaku i bojkotimit të avokatëve, ka bërë të ditur për KTV-në zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj.

Por, jo të gjitha seancat këtë të mërkurë dështuan në mungesë të avokatëve.

Edhe Anulohet seanca ndaj Lushtakut në rastin “KEK”-u, mungojnë avokatët Arbëri Anulohet seanca ndaj Lushtakut në rastin “KEK”-u, mungojnë avokatët

Në gjykimin për terrorizëm në Prishtinë, të cilin e kryesonte gjyqtari Vesel Ismajli, seanca gjyqësore është zhvilluar normalisht.

Avokati Haxhi Millaku është i bindur se nuk doli kundër bojkotit të kolegëve të tij kur vendosi të marrë pjesë në këtë seancë .

Por, ka edhe avokatë që nuk e mbështesin bojkotin e kolegëve të tyre.

Avokatët po kërkojnë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që ta tërheqë urdhëresën e cila ua ndalon atyre qasjen në gjykatë pa ftesë apo leje gojore të kryetarit të gjykatës.

Por, Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga vendimi i saj.

Edhe Lushtaku mungoi në seancë gjyqësore, ishte në Kuvend Arbëri Lushtaku mungoi në seancë gjyqësore, ishte në Kuvend

Ky këshill, përmes një njoftimi për media, ka thënë se mbetet prapa vendimit, pasi që konsideron se duhet vënë rend në gjykata për menaxhimin e qasjes në objektet e gjykatave.

Megjithëkëtë, ky institucion ka ftuar takim të jashtëzakonshëm të enjten, për të diskutuar këtë çështje dhe aty ka ftuar edhe kryetarët e gjykatave të Kosovës.