Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lushtaku mungoi në seancë gjyqësore, ishte në Kuvend

Në gjykatoren nr.17 të Gjykatës Themelore të Prishtinës, për pak minuta, qëndruan 6 nga 7 të akuzuarit në rastin e njohur si “KEK2”.

Mungesa e Sami Lushtakut pamundësoi mbajtjen e seancës e, sipas kryetarit të trupit gjykues, Beqir Kalludra, Lushtaku nuk kishte njoftuar për arsyet që ia kishin pamundësuar pjesëmarrjen, derisa ka paralajmëruar masa që ai të jetë në seancën e ardhshme, raporton KTV.

Avokati i Lushtakut, Arianit Koci, ishte prezent në seancë, e pas saj i tha KTV-së se Lushtaku mungonte për arsye personale e të cilat ia kishte treguar gjykatës.

Në vend të seancës së gjykatës, Lushtaku kishte zgjedhur një tjetër seancë: atë të Kuvendit të Kosovës, ku u votuan ligjet për Ushtrinë e Kosovës.

“Rroftë përgjithmonë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe lufta e pastër e saj. Ajo është themeli i Ushtrisë së Kosovës. Urime Kosovë,” ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Edhe Avokatët në bojkot, anulohen më shumë se 80 seanca në Prishtinë e Prizren Arbëri Avokatët në bojkot, anulohen më shumë se 80 seanca në Prishtinë e Prizren

E, për shkak të kësaj ngjarjeje, edhe Gjykata Themelore e Prishtinës, pasditen e ktheu në festë, duke anuluar edhe seancat që ishin paraparë të mbahen pasdite.

Përndryshe, rasti “KEK2” është duke shkuar drejt fundit dhe tre nga 7 të akuzuarit pritet ta japin mbrojtjen në seancën e ardhshme, caktuar për 9 janar.