Në mungesë të të akuzuarit Nuredin Lushtaku, ka dështuar seanca e së mërkurës në rastin e njohur si “Veteranët”.
Në këtë rast, përveç Lushtakut, për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen edhe Agim Çeku, Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Avokati i Lushtakut, Tahir Rrecaj, ka thënë se i akuzuari s’ka mundur të shkonte në seancë për arsye shëndetësore. Por gjyqtari u shpreh se zvarritja është e qëllimshme.
Në mungesë të kushteve ligjore, seanca e planifikuar për sot u shty për një datë tjetër.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 prill 2021 të akuzuarit i kishte liruar nga akuza. Por, Gjykata e Apelit më 26 prill 2022 e ka kthyer në rigjykim rastin.
Edhe
Çeku dhe 9 të tjerët dënohen me nga 1 vit burgim në rastin “Veteranët”, Lushtaku e Elezaj lirohen
Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të akuzuarit duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej gati 89 milionë eurosh.
Në këtë aktakuzë, janë përfshirë 12 persona, të cilët ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”./BetimipërDrejtësi
-
Të akuzuarit në rastin “Veteranët” ia hedhin përgjegjësinë zinxhirit komandues
-
Mungon i akuzuari Shkumbin Demalijaj, dështon gjykimi në rastin “Veteranët”
-
Anulohet për çështje procedurale seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve
-
Njohës të çështjeve të drejtësisë mirëpresin aktgjykimin për rastin “Veteranët”