Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se për të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2023 në këtë komunë, do të ofrohet mbështetje financiare prej 100 eurosh.
Këtë Atiqi e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku tha se ndarja do të bëhet nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Ai më tej ka bërë thirrje për qytetarët të cilët mund të përfitojnë nga ky subvencionim, që t’i ndjekin rekomandimet sipas shkresës zyrtare.
“Komuna e Mitrovicës Veriore, respektivisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2023 do të ofrojë mbështetje financiare në shumë prej 100 euro. Andaj njoftohen qytetarët e komunës së Mitrovicës Veriore të ndjekin rekomandimet sipas shkresës zyrtare për të përfituar nga ky subvencionim”, ka shkruar ai.
-
Atiq propozon ndarjen e 300 € për fëmijët e lindur më 2024 dhe 500 € për çiftet e reja
-
Në gusht do të vendoset për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK
-
Atiq në Kryeministri, Kurti i siguron mbështetje të plotë
-
Atiqi fillon procedurat për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës
-
Atiqi kërkon nga Auditori të fillojë auditimi i komunës së Mitrovicës së Veriut