Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se ka dërguar në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF) në këtë Komunë, propozimvendimin për ndarjen e 300 eurove për fëmijët e lindur më 2024 si dhe 500 eurove për çiftet e reja.
“Sot kam dërguar propozimvendimin në KPF për mbështetje financiare në shumë prej 300 € për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe nga 500 € për çiftet e reja. Ashtu siç jemi zotuar, do të angazhohemi maksimalisht për t'i realizuar premtimet tona”, ka shkruar Atiq në Facebook.
Në propozimvendim thuhet se shuma e mjeteve për fëmijët do të transferohet në llogarinë bankare të nënës ndërsa për çiftet në llogari të bashkëshortes.
Artikuj të ngjashëm
-
Atiq: Nga 100 euro për fëmijët e lindur këtë vit në Mitrovicën e Veriut
-
Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët
-
Abdixhiku premton 2.400 euro për të porsalindurit e shtesa 50 euro për fëmijët
-
Totaj premton rritje të përkrahjes financiare për nënat e reja
-
Maqedonia e Veriut planifikon taksë për të pamartuarit