Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se janë asgjësuar 32 krerë gjedhe në dy ferma në Gjilan dhe Prizren gjatë të hënës dhe të martës.
Asgjësimi i tyre ka ndodhur për shkak se kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen e Brucelozës.
“Për të penguar përhapjen e sëmundjeve infektive, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë gjithë vitit zhvillon politika për luftimin e sëmundjeve infektive zoonotike, kryen hulumtime diagnostike, merren mostra për testime dhe në secilin rast kur ato rezultojnë pozitivë në ndonjërën nga sëmundjet infektive, menjëherë ndërmerren veprimet ekzekutive për asgjësimin e kafshëve për ta penguar përhapjen e sëmundjes”, thuhet në njoftimin e AUV-it.
Më tej bëhet e ditur se në rastet e paraqitjes së sëmundjeve infektive, AUV-i ndihmon fermerët me mbulimin e shpenzimeve për asgjësim, bën dezinfektimin e fermës, si dhe kompenson fermerët për kafshët e asgjësuara.
-
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive te gjedhët në Lubishtë të Vitisë
-
Gjashtë gjedhe në Lubishtë dhe Beguncë rezultojnë me tuberkulozë, asgjësohen
-
23 kafshë të infektuara me brucelozë në Skenderaj, prej 20 ditësh në pritje të asgjësimit
-
AUV-i në Ferizaj asgjëson tri lopë me brucelozë, thirrje fermerëve t’i lajmërojnë rastet
-
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë