Ka përfunduar shtresa e parë e asfaltimit të rrugës që lidh fshatrat Zatriq dhe Drenoc të Komunës së Rahovecit.
Komuna e Rahovecit, përmes një kumtese për media, ka theksuar se projekti për asfaltimin e kësaj rruge është duke u bërë në kuadër të investimeve kapitale nga buxheti komunal për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme dhe ofrimit të kushteve sa më të mira për lëvizjen e banorëve të këtyre dy fshatrave.
Gjatësia e rrugës është 3 mijë e 600 metra, gjerësia 5.5 metra, ndërsa vlera e përgjithshme e rregullimit të kësaj rruge është 348 mijë e 947 euro.