Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nis asfaltimi i rrugës në Nagavc të Rahovecit

Në fshatin Nagavc të Komunës së Rahovecit kanë nisur punimet për asfaltimin e një rruge në këtë’ fshat.

Bëhet e ditur se mjetet financiare për asfaltimin e rrugës janë siguruar nga buxheti komunal dhe qëllimi i asfaltimit të kësaj rruge është krijimi i kushteve më të mira infrastrukturore për banorët, të cilët jetojnë në këtë lagje.

Gjatësia e rrugës është 450 metra , gjerësia 4.5 metra dhe, sipas përgjegjëseve të operatorit që është duke i kryer punime në këtë rrugë, përfundimi i asfaltimit të rrugës do të bëhet sot.