Me 33 vota kundër, 9 për e 3 abstenime, Kuvendi i Komunës së Prishtinës e ka kthyer mbrapshtë raportin buxhetor të ekzekutivit për tremujorin e katërt për vitin 2017.
Kundër këtij raporti votuan edhe pjesa më e madhe asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerëve të saj të koalicionit qeverisës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMadje, i pari që kundërshtoi këtë raport ishte asamblisti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, i cili tha se raporti i sjellë nga Drejtoria e Financave nuk është i plotë pasi në shumë raste mungojnë arsyetimet dhe shpjegimet për shpenzimet.
Ndërsa, asamblisti i LDK-së, Sokol Havolli, e cilësoi si ofendues e turpërues këtë dokument financiar, i cili sipas tij, as nuk mund të quhet raport pasi është qesharak, e madje edhe i palekturuar.
Pasi refuzoi që dokumentin e sjellë nga ekzekutivi ta quante raport, Blerand Stavileci i PDK-së, ka thënë se ky raport është më i keq edhe se i shumë komunave të vogla në Afrikë.
Shembull për këtë, ai ka marrë një raport buxhetor të komunës Knysna të Afrikës së Jugut, i cili sipas tij, mund të shërbejë si shembull për Drejtorinë e Financave të Komunës së Prishtinës.
Në këtë seancë, me shumicë votash është miratuar fillimi i hartimit të Planit Zhvillimor “Prishtina 2018-2026” dhe fillimi i hartimit të hartës zonale të kryeqytetit.