Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, njoftoi se është arrestuar asamblisti Arianit Beqiri, pasi sipas tij, nuk pranoi të paguante hyrjen në hapësirën ku shfaqen ndeshjet e kampionatit Euro 2024.
Policia e Kosovës tha se ai dhe një person tjetër janë arrestuar për prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe për moszbatim të urdhrave policorë.
“Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor për mos zbatim të urdhrave të policit dhe dyshimit për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Aktualisht, Policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
LEXO EDHE:
-
Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për arrest shtëpiak ndaj Sveçlës
-
Lirohet Gëzim Sveçla
-
Beqiri: Organizatori i festivalit, i afërt me LDK-në
-
Rama: Hyrja në “Fan Zone” është falas, po tentohet të më dëmtohet imazhi
-
Deputeti i LVV-së dhe Bislimi kthehen dhunshëm brenda hapësirës së institucioneve të Kosovës