Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurave që iu bashkuan luftës në Siri.
Kjo gjykatë, përmes një komunikate për media, njofton arrestin shtëpiak për V.B, F.D, F.L, N.H, A.Z, V.K, H.K, L.L, S.S dhe M.A për shkak të veprës penale bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, nga neni 3 par. 3 të ligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ligji Nr.05/1-002 dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par. 2 i KPK-së.
“Të pandehurave V.B, F.D, F.L, N.H, A.Z, V.K, H.K, L.L, S.S dhe M.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 23.04.2019 deri me datë 23.05.2019”, thuhet në komunikatë.
Tutje, bëhet e ditur se gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak kundër këtyre të pandehurave bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
“Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat V.B, F.D, F.L, N.H, A.Z, V.K, H.K, L.L, S.S dhe M.A që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak”, përfundon njoftimi.
-
Disa grave të kthyera nga Siria u ndërrohet masa e sigurisë nga arresti shtëpiak në paraqitje në Polici
-
Kërkohet arrest shtëpiak edhe për 16 gra të tjera të kthyera nga Siria
-
Del para gjykatës grupi tjetër i grave të kthyera nga Siria
-
Kërkohet arrest shtëpiak për 11 gratë që u kthyen nga Siria, avokatet thonë se ato janë penduar
-
Paraburgim për tre të riatdhesuarit nga Siria që dyshohet se u përfshinë në konflikt