Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tre të riatdhesuarve nga Siria, A.M., A.K. dhe V.Q..
Sipas njoftimit, masa e paraburgimit ndaj A.M. është caktuar për shkak të dyshimit për veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës” ndërsa për A.K. dhe V.Q. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.
Të pandehurve A.M, A.K dhe V.Q iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj për secilin veç e veç.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
-
Nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve për shtytje në vepra terroriste
-
Nga 30 ditë paraburgim për pesë të dyshuarit për terrorizëm
-
Një muaj paraburgim ndaj pesë personave, dyshohen se pjesëmarrje ose organizim në grup kriminal
-
Mbesin në paraburgim dy të dyshuarit për “terrorizëm” dhe “pjesëmarrje në ushtri të huaj”
-
Arrest shtëpiak grave që dyshohen se në Siri iu bashkuan luftës