Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kërkohet arrest shtëpiak edhe për 16 gra të tjera të kthyera nga Siria

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër 16 grave të kthyera nga Siria.

Të pandehurat V.A, E.S, Sh.T, M.T, L.I, A.A, G.L, D.D, V.I, J.L, R.Q, A.M, J.Xh, F.Z, Q.S, dhe E.B. akuzohen për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” dhe “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”.

Kujtojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë ua caktoi një masë të tillë dhjetë grave tjera.