Avni Arifi, shefi i ekipit negociator të Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, thotë se në 9 vitet e fundit që është zhvilluar dialogu mes Kosovës e Serbisë, ka qenë krejtësisht në shërbim të interesave të kësaj të fundit.
Arifi, që njëherësh është edhe shef i stafit të kryeministrit Haradinaj, ka shkruar në Facebook se këtë e dëshmojnë edhe deklarimet publike të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Një dialog çfarë ka pas Kosova nuk duhet të ketë më kurrë. Dialogu në 9 vitet e fundit ishte dialog në shërbim të interesave të Serbisë. Këtë e konfirmon edhe presidenti serb Vuçiq në intervistën dhënë revistës serbe ‘Danas’ më 26/01/2019, citoj: ‘Dialogu e ka përforcuar pozicionin e Serbisë, me bisedime kemi blerë kohë dhe jemi rikthyer në lojë’. Vuçiq, Danas 27/01/2019”, ka shkruar Arifi.
Sipas tij, Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu të tillë.
-
Bajrami: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
-
Qeveria akuzon Serbinë se po punon kundër marrëveshjeve
-
Arifi: Dialogu mund të marrë 20-30 vjet nëse nuk ka përcaktim të temave
-
Vuçiq: Dialogu me Kurtin s’ka kuptim, ai flet vetëm për të shkuarën
-
Serbia po e pret me padurim adresimin e Vuçiqit për dialogun, më 2019 kishte gënjyer