Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar pa kuptim dialogimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Duke u shprehur se “Serbia është gjithmonë e hapur për bisedime”, ai ka thënë se kreu i Ekzekutivit në Kosovë flet vetëm për të shkuarën e jo për të ardhmen.
“Serbia gjithnjë do të marrë pjesë në dialog kurdo që të thirret, por në dialogun me Albin Kurtin nuk shoh ndonjë kuptim të madh, sepse ai flet vetëm për të shkuarën, e jo për të ardhmen, e as të shkuarën nuk e pasqyron siç duhet”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat në Serbi.
Në takimet e para që Kurti si kryeministër ka pasur me Vuçiqin në Bruksel, Kosova ka paraqitur katër propozime, por që asnjëra s’është pranuar nga Serbia. Takimi i radhës nuk është caktuar ende, por është paralajmëruar për shtator.
Pas vizitës që u bëri punimeve në një autostradë në Serbi, Vuçiq ka folur sërish për zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë se uniteti i serbëve në Kosovë do t’u “jepte përgjigjen e duhur përpjekjeve të shqiptarëve që synojnë grindjen mes serbëve para zgjedhjeve lokale”.
Kjo s’është hera e parë që Serbia ditëve të fundit deklarohet e ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë.
-
Vuçiq: Asociacioni s’formohet sa të jetë Kurti në pushtet
-
Vuçiq pret “bisedime të vështira” të enjten me Kurtin në Bruksel
-
Vuçiqi shkon në Bruksel, por thotë se s'takohet me Kurtin
-
Vuçiq: S’ka fort mundësi të bisedohet me Kurtin, menjëherë flet për Millosheviqin
-
Vuçiq, skeptik se takimi me Kurtin do të prodhojë ndonjë rezultat