Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur që masën e paraburgimit ndaj Arianit Sllamnikut i cili dyshohet për “ushtrimi të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, ta zëvendësojë me arrest shtëpiak.
Lajmin e kanë bërë të ditur për KOHËN nga kjo Gjykatë.
Kërkesën për zëvendësim të masës e ka bërë Prokuroria Themelore e Gjilanit para disa ditësh.
“Në lidhje me pyetjen tuaj për të pandehurin Arianit Sllamniku, ju njoftojmë se datë 13.02.2026 Prokuroria Themelore të Gjilanit ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës nga masa e paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak. Gjykata me datë 13.02.2026, ka nxjerrë aktvendim, duke zëvendësuar masën nga paraburgimit në masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, ka thënë zëdhënësi Sabit Shkodra.
Më datën 21 janar, Gjykata me kërkesë të Prokurorisë pati caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Arianit Sllamnikut. Sipas Prokurorisë, Sllamniku me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, kishte kryer trajtime dhe vizita mjekësore këshilluese, duke pretenduar se ofronte shërim për autizëm.
Ai dyshohet se ka përshkruar dhe rekomanduar terapi të ndryshme të paverifikuara dhe të pakonfirmuara shkencërisht, ndonëse nuk posedonte njohuri apo kualifikime për këtë fushë mjekësore.
-
Një muaj paraburgim për Arianit Sllamnikun
-
Arrestohet Arianit Sllamniku, dyshohet që përshkruante “terapi” për fëmijët me autizëm
-
Arrestohet personi që dyshohet se u përshkruante fëmijëve autikë ilaçe të kafshëve
-
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Serbisë që u zu në flagrancë duke importuar armë
-
I paraburgosuri në Kamenicë sulmon zyrtarin policor gjatë transferimit në Klinikën e Psikiatrisë