Me distres psikologjik apo ndjenjë të pakëndshme, që përfshin emocionet të cilat ndikojnë në funksionimin e njeriut, mund të përballen qytetarët gjatë pandemisë Covid-19, thotë profesori i psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, Aliriza Arënliu, në një intervistë për “E diela me Kohën Ditore”.
Nga kjo pandemi me të cilën po përballet bota, sipas tij, të gjitha moshat në aspektin mendor janë të cenueshme, por shton se në veçanti duhet të tregohet kujdes me fëmijët e vegjël, të cilët e kanë më të vështirë të kuptojnë atë që po ndodh.
Duke folur për komunikimin online të qytetarëve, Arënliu tërheq vërejtjen që të bëhet kujdes në përdorimin e internetit edhe gjatë pandemisë.
Ai thotë se duhet të merren parasysh rekomandimet e ekspertëve të shëndetit mendor, që si masë mbrojtëse e shëndetit mendor edhe gjatë pandemisë është vendosja e një kufiri kohor për kalimin e kohës në internet, përfshirë edhe rrjetet sociale dhe marrjen e lajmeve.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
-
Mjekët paralajmërojnë se koha e tepërt para ekranit dëmton fëmijët
-
Në rritje depresioni, ankthi dhe stresi. Interneti shihet shkaktar kryesor
-
Debat në Lipjan për ndikimin e pandemisë tek të rinjtë
-
Shëndeti mendor dhe emocional i fëmijëve i rrezikuar nga pandemia
-
Gërguri: Partitë te kenë kujdes për gjuhën që përdorin dhe formën e realizimit të fushatës