Përfaqësuesja e BE-së në Kosove, Natalya Apostolova, ka thënë se është e tmerruar me iniciativën kundër Gjykatës Speciale.
Në një deklaratë për “Kohën Ditore”, ajo e ka quajtur këtë veprim të përfaqësuesve politikë të Kosovës jashtëzakonisht të rrezikshëm për vendin.
“Jam e tmerruar nga iniciativa e Kuvendit të Kosovës për të shfuqizuar ose në ndonjë mënyrë tjetër për ta anuluar Ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorisë së Specializuar. I bëj thirrje Kuvendit të tërheqë menjëherë një iniciativë të tillë. Një veprim i tillë do të ishte tepër i dëmshëm për Kosovën. Ai do të rrezikonte gjithë punën e përbashkët të viteve të fundit në fushën e sundimit të ligjit dhe drejtësisë. Do të dëmtonte të gjithë punën që është bërë për t'i dhënë fund mosndëshkimit. Asnjë politikan kosovar nuk ka të drejtë të marrë një vendim që do ta vendoste në rrezik të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Apostolova.
-
Apostolova: Shfuqizimi i Speciales e bën Kosovën partner jokredibil
-
BE-ja i quan të papranueshme ndryshimet në Ligjin për Specialen
-
Komisionerja e BE-së kritikon Kosovën: Ndryshimet në Speciale janë të papranueshme
-
BE-ja e shqetësuar për votimin e ndryshimit të Ligjit për Specialen
-
Hargreaves: Siç e mbështeti Britania Kosovën më 1999, ashtu i mbështet Dhomat e Specializuara