Deputetët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik kërkuan lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.
Për këtë shefja e Zyrës së BE-së në Prishtinë, Natalyia Apostolova i është drejtuar me një thirrje Kuvendit të Kosovës që ky propozim të mos votohet.
Ajo ka kujtuar se kjo bie ndesh me rregullat të BE-së.
“I bëj thirrje Parlamentit që të mos votojë propozimin për lejimin e importit të veturave të vjetra deri 15 vjet. Ky propozim është në kundërshtim me direktivat e BE-së për emetimin e dioksidit të karbonit nga automjetet. Do të ketë ndikim serioz në shëndetin publik. Raporti i fundit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit e rendit Kosovën ndër vendet me ajrin me të ndotur në Evropë. Inkurajoj Kuvendin që të mos ndryshojë kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet”, ka shkruar Apostolova, përcjell KP.
Kufizimi i importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet hyri në fuqi më 1 janar 2018.
{gallery}
-
Kuvendi i thotë jo importimit të veturave më të vjetra se 10 vjet
-
Kosova mund ta rikthejë importin e veturave të vjetra
-
Apostolova bën thirrje të mos lejohet importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet
-
Tregtarët kërkojnë lejimin e blerjes së veturave të vjetra, qytetarët jo
-
BE-ja e zhgënjyer me vendimin për importimin e veturave të vjetra