Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aplikojnë 18 persona për statusin e viktimës për të marrë pjesë në rastin Thaçi e tjerët

18 persona kanë aplikuar për statusin e viktimës për të marrë pjesë në procesin në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në këtë mes janë nëntë serbë, gjashtë shqiptarë dhe shtetësia e tre tjerëve nuk është bërë e ditur.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa prej tyre kanë dorëzuar dokumente mbështetëse për dëmet mentale, fizike e materiale që pretendojnë se u kanë  shkaktuar UÇK-ja, ndërsa disa prej tyre nuk kanë dorëzuar dokumente

“Deri më sot, Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ka marrë 19 aplikime nga personat që kanë aplikuar për të marrë pjesë në procedura si viktima. Shumica e aplikimeve janë dërguar me email, me forma të aplikimit dhe dokumente mbështetëse. Tetë aplikime janë dorëzuar nga dy avokatë të ndryshëm. Një aplikues, që ishte regjistruar me pseudonim Viktima -15/06, ka tërhequr aplikimin, dhe për këtë arsye nuk është i përfshirë në këtë Raport”, thuhet nga Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave.