Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin për lirimin e Ukë Rugovës, Izet Beqirit, Qefser Bahollit dhe Astrit Haraqisë nga akuza për “krim të organizuar” në lidhje me veprën penale të kontrabandimit me migrantë.
Në një njoftim, Apeli ka bërë të ditur se i ka refuzuar si të pabaza ankesat e Prokurorisë Speciale dhe e ka vërtetuat vendimin e 30 qershorit të 2023-s të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Të gjithë ishin liruar nga akuza për veprën “krim i organizuar”, ndërsa Rugova, Beqiri dhe Baholli ishin dënuar me nga gjashtë mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.
Apeli ka vlerësuar se aktgjykimi i Themelores nuk ka qenë i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.
Artikuj të ngjashëm
-
Nga një muaj paraburgim ndaj pesë të pandehurve për krim të organizuar dhe narkotikë
-
Supremja i lë në paraburgim 20 të dyshuarit për krim të organizuar e trafikim të narkotikëve
-
Apeli anulon aktvendimin e Themelores për lirimin e të dyshuarve për transportin e 1 mln eurove
-
Prokuroria Speciale do të ankohet në Apel për lirimin e të dyshuarve për transportin e 1 mln eurove
-
Kontrabanduan shtetas të huaj për 100-300 euro, aktakuzë ndaj 4 personave