Dhoma e Apelit në Gjykatën Speciale në Hagë ka rrëzuar kërkesën e fundit të Isni Kilajt kundër masës së paraburgimit.
“Më 1 shtator 2025, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi apelin e Isni Kilajt kundër vendimit të Gjykatëses së Procedurës Paraprake ku urdhëronte vazhdimin e paraburgimit të tij, të lëshuar më 5 qershor të këtij viti”, thuhet në faqen zyrtare të gjykatës.
Sipas Apelit, vendimi i gjyqtares së procedurës paraprake, Marjorie Masselot, për rrezikun e pengimit të procedurave, është i bazuar në prova të mjaftueshme.
Ky është apeli i katërt i Kilajt kundër vazhdimit për paraburgim që rrëzohet, dhe sikurse tri vendimet paraprake, edhe kësaj radhe kërkesa e tij u refuzua tërësisht.
Nën akuzat për tentim pengim të drejtësisë, Kilaj u arrestua më 5 dhjetor të vitit të kaluar, bashkë me Bashkim Smakajn dhe Fadil Fazliun, të cilët më pas u transferuan në qendrën e paraburgimit në Hagë.
-
Rrëzohet apelimi i Isni Kilajt lidhur me vendimin për paraburgimin e tij
-
Mbrojtja kërkon lirimin e Isni Kilajt
-
Avokati: Kilajt i ka munguar synimi për të penguar drejtësinë
-
Në shtator jepen deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë
-
Nis gjykimi për pengim në administrim të drejtësisë ndaj Thaçit