Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Themelores, me të cilin tre shtetasve malazezë që shkuan në Manastirin e Deçanit me targa “Kosova është Serbi”, u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Dy ushtarët e Ushtrisë së Malit të Zi, Rajko Krivokapiq e Dragutin Llallatoviq, si dhe një shtetas tjetër malazias me inicialet M.J., janë në paraburgim që nga 24 nëntori pasi në veturën e tyre mbajtën targa me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në mes të Deçanit.
Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit.
Artikuj të ngjashëm
-
Targat “Kosova është Serbi” në shitje, në emër të “ndihmave humanitare”
-
Tre malazezët që shfaqën targat “Kosova është Serbi” mbeten në paraburgim
-
Suspendohen 2 ushtarët malazias të cilët shkuan në Manastirin e Deçanit me targat “Kosova është Serbi”
-
Mali i Zi dënon ushtarin që u arrestua në Deçan për targat “Kosova është Serbi”
-
Lirohen tre malazezët që dyshoheshin për targat “Kosova është Serbi”