Edicioni i dhjetë i festivalit të birrës “Beerfest Kosova” është anuluar. Organizatori se kjo ka ardhur pas vendimit të Policisë së Kosovës që ka thënë se mbajtja e festivalit paraqet rrezik për qytetarët.
“Të dashur qytetarë të Kosovës, me keqardhje ju njoftojmë se Beerfest. Kosova, edicioni 10, nuk do të mbahet. Kjo vjen pas një vendimi të Policisë së Kosovës, që thotë se mbajtja e këtij festivali paraqet rrezik për qytetarët! Ne si organizatorë nuk jemi dakord me këtë vendim dhe mendojmë që, Beerfest. Kosova në esencë nuk dallon nga aktivitetet dhe festivalet që po mbahen këto ditë në vendin tonë. Përveç kësaj, ne i kemi marrë të gjitha masat e parapara dhe i kemi bërë të gjitha përgatitjet e duhura që ky eveniment të mbahet në përputhje edhe me direktivat nga Ministria e Shëndetësisë dhe pëlqimet nga institucionet tjera sa i përket mbajtjes së aktiviteteve publike. Sido që të jetë, duke e parë edhe rritjen e madhe dhe drastike në ditët e fundit të rasteve me Covid-19, nuk kemi zgjedhje tjetër veçse të respektojmë këtë vendim dhe ta pezullojmë mbajtjen e Beerfest”, thuhet në njoftimin e organizatorit “MODUS Event Management / Beerfest.Kosova”.
-
Kanye Westit i ndalohet hyrja në Britani, anulohet festivali
-
Policia me mesazh për fundvit: Festoni me zemër, kujdes dhe përgjegjësi
-
“Mirëdita, dobar dan!” në Kosovë – kontrasti i Serbisë së thyer nga nacionalizimi
-
“Mirëdita, dobar dan!” i padëshiruar në Serbi kthehet në Kosovë
- Mbyllet “Oktoberfesti”