Mbledhja e parë e Këshillit Prokurorial për sivjet ka dështuar, meqë kryesuesi dhe kryeprokurori Agon Qalaj ka konstatuar se nuk kaloi rendi i ditës. Njëri version i rendit të ditës mori 3 nga 5 votat e nevojshme, por Qalaj që votoi kundër këtij versioni, tha se propozimi nuk kaloi. Sipas tij, duhen 4 vota për, meqë KPK-ja ka 7 anëtarë
Mbledhja e parë pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Ligjin për Këshillin Prokurorial nuk ka shkuar mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryesuesi, njëherësh kryeprokurori Agon Qalaj ka shpërfillur kërkesat e tre prej pesë anëtarëve për ta bërë pikë të parë të rendit të ditës certifikimin e Elza Bajrami-Kastratit si anëtare e KPK-së.
Kundërshtinë e bëri me arsyetimin se ligji i jep diskrecion në udhëheqjen e mbledhjeve të Këshillit.
“Përderisa Këshilli ende nuk ka marrë një vendim formal lidhur me certifikimin e saj dhe përderisa gjykata administrative është duke e trajtuar këtë çështje, ju doni ta filloni procesin e zgjedhjes së kryesuesit duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në këtë proces zonjës Bajrami e cila ka fituat të drejtën për të qenë anëtare e Këshilli”, tha Visar Krasniqi, anëtar i KPK-së.
“Renditja e pikave të rendit të ditës nuk është çështje preference, por çështje natyre procedurale... Çështja e certifikimit që ju e propozoni nuk lidhet me funksionalizimin fillestar të Këshillit dhe është objekt rrethanash procedurale dhe gjyqësore aktive”, tha Qalaj.
Shumica e anëtarëve të pranishëm – tre nga pesë, votuan pro propozimit që si pikë e parë e rendit të ditës të futej certifikimi i Bajrami-Kastratit.
Ajo nuk u certifikua as vitin e shkuar në përbërjen e vjetër të KPK-së.
E të martën, kryeprokurori Qalaj ka thënë se tre nga pesë anëtarët prezentë nuk e përbëjnë shumicën në KPK.
Përbërja e re e KPK-së ka 7 anëtarë.
Përkrah tij ishte prokurori special Milot Krasniqi, derisa anëtarët Arian Gashi, Visar Krasniqi dhe Dardan Vuniqi ishin kundër.
Elza Bajrami-Kastrati ka fituar zgjedhjet në konferencën e përgjithshme të prokurorëve në nëntor të vitit të kaluar, por certifikimi i saj u pamundësua vitin e kaluar nga disa anëtarë të Këshillit.
Ajo ka ankesë aktive në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila e ka aprovuar kërkesën për masë të përkohshme, por ende nuk ka vendosur mbi substancën e saj.