Ndarja e shumëpërfolur e Kosovës nuk është qëllimi i vërtetë i manovrave të Serbisë.
Kështu shkruan David B. Kanin, profesor i asociuar i marrëdhënieve ndërkombëtare në Johns Hopkins University dhe ish-analist i lartë i Inteligjencies në CIA.
Në një shkrim që ribotohet në Koha Ditore të hënën, Kanin paralajmëron për rrezikun që i kanoset Kosovës, nëse debatet e fundit rreth territoreve i shpërqendrojnë politikanët e kosovarë nga qëllimi kryesor që duhet të kenë: transformimi i vendit në një shtet plotësisht të pavarur dhe të njohur ndërkombëtarisht.
Kanin, madje, tërheqë vërejtjen edhe se ideja që pranimi i Kosovës në OKB pa njohjen nga Serbia do të ishte zgjidhje e qëndrueshme, duke theksuar se në këtë pikë Kosova rrezikon të mashtrohet, dhe ta humbas lojën me Serbinë.
Analizën e plotë mund ta lexoni të hënën, në Koha Ditore.
-
David Kanin: Çështja kryesore është sovraniteti i Kosovës, jo shkëmbimi i territoreve
-
Kosova – ndarja nuk është qëllimi
-
Kosova po ndahet - a ka kush skenar ta pengojë ndarjen dhe luftën
-
Sipas Serverit, Serbia përmes ridefinimit të kufijve tregon se nuk synon sundimin e shqiptarëve
-
“Korrigjimi i kufijve e dëmton sovranitetin e Kosovës”