Ideja për ridefinim të kufijve midis Serbisë e Kosovës është e keqe, porse tregon se Beogradi nuk e ka qëllim t’i sundojë shqiptarët e Kosovës. Kështu është shprehur sot, profesori amerikan dhe ish-diplomati Daniel Server me rastin e prezantimit të librit të tij “Nga lufta drejt paqes në Ballkan, Lindje të Afërme e në Ukrainë”, transmeton Koha.net.
Sipas tij, problemet në Ballkan nuk kërkojnë pjesëmarrje të madhe amerikane dhe ato mund të zgjidhen përmes diplomacisë, por presidenti i SHBA është nacionalist etnik, gjë që i ka hapur rrugë shqyrtimit të shkëmbimit të territoreve.
Debati rreth shkëmbimit të territoreve është destabilizuaes dhe mund të priten zhvillime të ngjashme për shkak të qëndrimit të hapur të administratës amerikane për të biseduar për zgjidhje etnike-nacionaliste, është shprehur Server, duke shtuar se ideja për ridefinim të kufijve midis Serbisë e Kosovës është e keqe, porse tregon se Beogradi nuk e ka qëllim t’i sundojë shqiptarët e Kosovës.
-
Serwer: Korrigjimi i kufijve është ndarje, sjell destabilitet në Ballkan
-
Serwer: Nëse Trumpi lejon ndarjen e Ukrainës, pse Serbia të mos përpiqet ta kapë veriun
-
Serweri i jep disa ide SHBA-së “për ta korrigjuar dështimin diplomatik në Ballkan”
-
Ambasadori amerikan në Beograd përmend njohjen reciproke si zgjidhje mes Kosovës e Serbisë
-
Reeker: Ne nuk jemi të përqendruar në çështjen e kufijve