Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori Lu akuzon të majtët e të djathtët se kanë frikë nga reforma në drejtësi

Lista me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë kaloi në bllok në Kuvend, në mungesë të konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës.

I pari që ka përshëndetur këtë, është ambasadori amerikan, Donald Lu.

“Politikanët në të majtë dhe në të djathtë kanë frikë nga reforma në drejtësi. Mos u përqendroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë për përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP-së. Përqendrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët në mënyrë rastësore. Unë e kam më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët. Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara”, thotë Lu.

Ditën e hënë ishte hera e tretë dhe e fundit, por në Nënkomisionin e Posaçëm të Ligjeve nuk u ra dakord. Emrat që shorti i listoi për 5 vende në KLGJ dhe 5 në KLP nga radhët e avokatisë, pedagogëve dhe shoqërisë civile u zyrtarizuan si anëtarë edhe pse nuk do të gëzuan mbështetjen e 94 votave për miratimin në bllok të listave.

ANËTARËT JO GJYQTARË PËR KLGJ

Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë kujton 3 vjetorin e miratimit të reformës në Drejtësi me thirrje të veçantë Arbëri Ambasada Amerikane në Tiranë kujton 3 vjetorin e miratimit të reformës në Drejtësi me thirrje të veçantë

AVOKATIA

Fatmira Luli

Alban Toro

PEDAGOGËT

Erion Muharremaj

Maksim Qoku

SHOQËRIA CIVILE

Naurela Llagami

Edhe Lu: Fund epokës kur kryeprokurori mbron politikanët e korruptuar Arbëri Lu: Fund epokës kur kryeprokurori mbron politikanët e korruptuar

ANËTARËT JO PROKURORË PËR KLP

AVOKATIA

Nurihan Seiti (Metaj)

Tartar Bazaj

PEDAGOGËT

Gent Ibrahimi

Sandër Beci

Edhe IKD-ja dhe GLPS-ja akuzojnë u.d. të kryeprokurorit Agon Qalaj se po e pengon reformën në KPK LAJMET E MBRËMJES IKD-ja dhe GLPS-ja akuzojnë u.d. të kryeprokurorit Agon Qalaj se po e pengon reformën në KPK

SHOQËRIA CIVILE

Alfred Balla