Hungaria mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe forcimin e rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare, ka bërë të ditur të mërkurën ambasadori hungarez në Kosovë, Bela Bozsik.
I pritur në takim nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, ata diskutuan për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe ndikimin pozitiv në procesin e integrimit evropian të Kosovës.
“Në këtë takim u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe për impaktin pozitiv që ato kanë në procesin e integrimit evropian të Kosovës e të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të saj. Kryetari Konjufca falënderoi ambasadorin Bozsik për mbështetjen e qeverisë hungareze për Kosovën dhe theksoi nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë në proceset që vendi ynë ka para vetes. Ambasadori hungarez Bela Bozsik pasi falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen e përzemërt, konfirmoi angazhimin e vazhdueshëm të shtetit të tij në mbështetje të aspiratave euroatlantike të Kosovës dhe forcimit të rolit të saj në marrëdhëniet ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kuvendit.
-
Haddad: Avancimi i Kosovës drejt BE-së i lidhur me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
Konjufca në takim me Hoxhën kërkon mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësim në NATO
-
Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim
-
Diplomatët e huaj e Konjufca në takim, diskutohen rruga e Kosovës drejt BE-së e zhvillimet e brendshme