Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori francez nga memoriali i Jasharëve: Të mos lejohet që pas 25 vjetësh të shtohen sërish tensionet

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerrot, ka njoftuar të dielën se një ditë më parë ka zhvilluar vizitë në memorialin e Adem Jasharit.

Derisa ka përkujtuar dhjetëra anëtarët e familjes Jashari të vrarë më 1998, Guerrot ka thënë se nuk duhet lejuar që pas 25 vjetësh tensionet të shtohen sërish.

“Dje vizitova memorialin e Adem Jasharit dhe të gjashtëdhjetë familjarëve të vrarë në vitin 1998. Emocion në solemnitetin e vendit dhe gjurmët e dhunës. 25 vjet më vonë, tensionet nuk duhet të lejohen të rriten përsëri”, ka shkruar ai në Twitter.

 

Kjo deklaratë e tij është dhënë pas situatës së krijuar së fundmi në veri të Kosovës për shkak të protestës së përfaqësuesve serbë të institucioneve të vendit, për shkak të pakënaqësisë lidhur me vendimin e Qeverisë për targat ilegale serbe.