Ambasada e Republikës së Turqisë në Beograd ka ndryshuar njoftimin e publikuar në profilin e saj në rrjete sociale.
Në njoftimin e publikuar në profilin e Ambasadës Turke në Beograd thuhej se “Ambasadori Tanju Bilgiç është takuar me Drejtorin e Zyrën për ‘KIM’ Marko Gjuriq dhe kanë diskutuar mbi temat aktuale”.
Referimi me termin “Kosovo i Metohija” kishte ngjallur reagime të ashpra të qytetarëve të cilët kanë komentuar në faqen e Ambasadës në rrjete sociale.
Në lidhje me këtë çështje ende nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet e Kosovës, me gjithë interesimin e portalit Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasada e Turqisë në Beograd referohet me “Kosovë e Metohi”
-
Serbia pretendon për “frymë të re” në raportet me SHBA-në
-
Lajçaku takon edhe Gjuriqin, diskutojnë për dialogun
-
Deklarata e Gjuriqit nxit reagime në Kosovë, cilësohet si e rrezikshme
-
Duda Balje në televizionin boshnjak i referohet Kosovës si “Kosovë e Metohi”