Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka reaguar lidhur me kthimin e 11 qytetarëve të Kosovës nga zonat e konfliktit të Siri, duke thënë se Kosova po jep një shembull për të tjerët.
Në një postim në Twitter, Ambasada ka theksuar se Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë riatdhesimin e djeshëm të qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri. Këto kthime demonstrojnë gatishmërinë e Kosovës për të marrë përgjegjësi për qytetarët e saj duke dhënë një shembull për të tjerët. Kosova është lider në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani në New York për luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit: Kosova model për rajonin
-
SHBA-ja falënderon Kosovën për afganët: Dëshmoi lidership në skenën botërore
-
Ambasada e SHBA-së: Kosova i bashkohet thirrjes për largimin e sigurt të afganëve
-
Kthimi i shtetasve kosovarë nga Siria u bë me ndihmën e SHBA-së, 4 prej tyre fëmijë
-
Kthehen 11 shtetas kosovarë nga Siria