Me vendimin që të pranojë refugjatë nga Afganistani, pasi shtetin e morën talebanët, Kosova ka dëshmuar lidership në skenën botërore, ka thënë të martën ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, falënderimet më të thellat nga unë për Qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë që t’u ofrohet strehim partnerëve tanë afganë në rrugëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova dëshmoi lidership në skenën botërore”, ka shkruar Kosnetti në Twitter.
Kosova ka pranuar që të strehojë refugjatë nga Afganistani, pas kërkesës së SHBA-së. Ende s’janë bërë të ditura detajet se sa refugjatë afganë do të strehohen.
On behalf of the United States, my deepest thanks to the government and people of Kosovo for your willingness to offer refuge to our Afghan partners on their journey to a new life. Once again, Kosovo demonstrates leadership on the global stage.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) August 17, 2021