Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rikujtuar se më 29 gusht të një viti më parë, Kosova ka mirëpritur grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga vendi i tyre pasi me vendin nisën të qeverisën talebanët.
Që nga atëherë e deri tani, sipas Kurtit, Kosova ka strehuar rreth 1800 afganë.
“Në këtë ditë të një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë”, ka shkruar ai në Twitter të hënën.
Kurti ka shtuar se Kosova është partnere e aleatëve dhe aleat i atyre që kanë nevojë për ndihmë.
Shumë prej afganëve, Kosovën e kanë shfrytëzuar vetëm si vend transit, pasi kanë shkuar në SHBA e vende të tjera.
On this day one year ago, we welcomed the very first group of Afghan citizens who had left their home amidst chaos and uncertainty. Since then, Kosova has provided shelter to 1.798 afghans. We are partners to our allies and an ally to those who need a helping hand. https://t.co/Y5G7t6z1I5
— Albin Kurti (@albinkurti) August 29, 2022
-
Në Kosovë po strehohen 650 afganë
-
Kurti-Varhelyit: Kosova po ofron kujdesin përkatës për 683 qytetarët afganë
-
Blinken ia shpreh Kurtit mirënjohjen e Bidenit për strehimin e afganëve
-
Kurti i ofron Britanisë ndërtimin e qendrave për azilkërkuesit në këmbim të mbështetjes për siguri
-
Strehimi i 50 emigrantëve të dëbuar, SHBA-ja e falënderon Kosovën: Mirënjohës ndaj partneres sonë