Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, njoftohet të kenë zhvilluar një bisedë telefonike, në të cilën u diskutua edhe për angazhimin e Kosovës në strehimin e qytetarëve afganë të shpërngulur nga konflikti në Afganistan.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Kurti e ka njoftuar komisionerin Varhelyi për veprimet e autoriteteve përkatëse në ofrimin e kujdesit të plotë ndaj 683 qytetarëve afganë, që aktualisht janë në Kosovë nga 2.000 sa mund të jetë maksimumi përnjëherë.
“Gatishmëria e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar ndihmën e saj në këtë çështje humanitare, ka edhe dimensionin e aleancës dhe partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilët jemi në kontakt e në koordinim që nga mesi i muajit korrik”, ka thënë Kurti.
-
Kurti: Para një viti mirëpritëm grupin e parë, që atëherë strehuam 1.798 afganë
-
Kurti viziton migrantët afganë që po qëndrojnë në kampin Bondsteel
-
Në Kosovë po strehohen 650 afganë
-
Blinken ia shpreh Kurtit mirënjohjen e Bidenit për strehimin e afganëve
-
Strehimi i afganëve çështje e ndjeshme e sigurisë, ende s’janë bërë të ditura detajet