Arbëri

Kthehen 11 shtetas kosovarë nga Siria

isisi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se 11 shtetas të Kosovës janë kthyer në vend nga zonat e konfliktit në Siri. Sipas tij, personat e kthyer janë gra dhe fëmijë dhe ndaj tyre do të garantohet ndihma dhe mbështetja.

“Ne kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë e tyre në ditët, javët dhe muajt në vazhdim. Ata kanë dhe meritojnë të kenë kohën dhe hapësirën e nevojshme që të adaptohen. Qeveria jonë është duke i ndihmuar që të kthehen në familjet e tyre, në mënyrë që ata të riintegrohen në rrethin e tyre”, ka shkruar në Facebook.

Ministri i Punëve të Brendshme ka theksuar se Kosova do të jetë shtëpi e qytetarëve të saj, ndërsa “ata që kanë kryer krime, këtu apo jashtë, do të ndiqen penalisht”.

“Kosova është krenare që është lider global në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit. Duke i kthyer këta persona, ne jemi duke ushtruar përgjegjësinë tonë, jo vetëm ndaj qytetarëve tanë, por edhe si anëtarë të Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in.”