Arbëri

Kthehen 11 shtetas kosovarë nga Siria

isisi
Foto: KOHA
 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se 11 shtetas të Kosovës janë kthyer në vend nga zonat e konfliktit në Siri. Sipas tij, personat e kthyer janë gra dhe fëmijë dhe ndaj tyre do të garantohet ndihma dhe mbështetja.

“Ne kërkojmë nga të gjithë që të respektojnë privatësinë e tyre në ditët, javët dhe muajt në vazhdim. Ata kanë dhe meritojnë të kenë kohën dhe hapësirën e nevojshme që të adaptohen. Qeveria jonë është duke i ndihmuar që të kthehen në familjet e tyre, në mënyrë që ata të riintegrohen në rrethin e tyre”, ka shkruar në Facebook.