Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar lidhur me situatën në Kabul.
Përmes një postimi në Facebook , Ambasada ka bërë të ditur se Kosova i është bashkuar thirrjes për largimin e sigurt të shtetasve të huaj dhe afganëve
“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen ‘të gjitha palëve që të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi’”, thuhet në njoftim.
Liderët kosovarë gjatë ditës së djeshme janë shprehur pro mundësisë së strehimit të refugjatëve afganë në Kosovë, kjo edhe pasi erdhi kërkesë nga SHBA-ja.
Artikuj të ngjashëm
-
Largohet një grup tjetër i refugjatëve afganë nga Kosova
-
Qindra afganë largohen nga Kosova drejt SHBA-së
-
Ambasada Amerikane sqaron çështjen e strehimit të afganëve në Kosovë
-
SHBA-ja lavdëron Kosovën dhe Shqipërinë për gatishmërinë rreth strehimit të afganëve
-
Një grup tjetër afganësh niset nga Kosova për në Amerikë