Ambasada amerikane në Kosovë e ka vlerësuar pikë kthese 12 qershorin e 1999-s, kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë.
Në 26-vjetorin e çlirimit të Kosovës, Ambasada ka thënë se forcat e NATO-s sollën shpresë, siguri dhe një rrugë për paqe.
“12 qershori 1999 ishte një pikë kthese – një që i lejoi familjet e zhvendosura të riktheheshin dhe komunitetet të fillonin rindërtimin. Në këtë përvjetor, nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe përkushtimit tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme me bazë në paqe, siguri dhe prosperitet”, shkruhet në postimin e Ambasadës.
SHBA-ja riafirmon angazhimin: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës
26 vjet liri
Kosova sot, 12 qershor, shënon 26-vjetorin e Ditës së Çlirimit. 26 vjet më parë, trupat paqeruajtëse...
Artikuj të ngjashëm