Ambasada e Republikës së Kosovës në Kanberra njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës në Zelandën e Re se ka vënë në dispozicion numrat emergjentë për çdo shtetas që mund të ketë nevojë për asistencë konsullore me rastin e sulmit me armë në Christchurch të Zelandës së Re.
49 të vdekur e mbi 20 të plagosur në dy xhami në Zelandë të Re
Ambasada e Republikës së Kosovës sugjeron të ndiqen këshillat e Policisë së Zelandës së Re dhe autoriteteve tjera lokale deri në tejkalim të situatës në zhvillim.
Kontaktet emergjente janë këto: +61 (02) 261130366 , +61403517113.
Nga sulmi i sotëm në Zelandë të Re mbetën të vdekur 49 persona derisa 20 janë lënduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre të lënduar nga sulmi me thikë në një supermarket në Zelandën e Re
-
Rritet numri i viktimave të vullkanit në Zelandën e Re, raportohet për 16 të vdekur
-
Sulmuesi në xhamitë në Zelandë të Re akuzohet për terrorizëm
-
Viktimat në Christchurch të Zelandës së Re nderohen me ceremoni kombëtare
-
Policia e Kosovës, me kërkesë të Zelandës së Re, kërkon heqjen e pamjeve të sulmit terrorist në Christchurch