40 persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur në sulmet që ndodhën në dy xhami në Christchurch të Zelandës së Re.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka përshkruar incidentin si sulm terrorist dhe një prej ditëve më të errëta të vendit, transmeton Koha.net.
Ajo ka njoftuar se 30 persona janë vrarë në një xhami ndërsa 10 të tjerë në xhaminë tjetër.
Një burrë dhe një grua janë arrestuar, por policia ka paralajmëruar se numri i të dyshuarve mund të jetë edhe më i madh.
Artikuj të ngjashëm
-
Përmbledhje nga sulmi terrorist në Zelandën e Re
-
Tre të lënduar nga sulmi me thikë në një supermarket në Zelandën e Re
-
Sulmuesit në xhamitë në Zelandë të Re nesër pritet t'i shqiptohet dënimi
-
Sulmuesi në xhamitë në Zelandë të Re akuzohet për terrorizëm
-
Terroristi i Zelandës së Re do t’i nënshtrohet testit të shëndetit mendor