Policia e Zelandës së Re njoftoi sot se kanë nxjerrë 6 kufoma në afërsi të Ishullit të Bardhë, ku si pasojë e shpërthimit të vullkanit humbën jetën 16 persona.
Duke u adresuar në një konferencë për media të transmetuar drejtpërdrejt, komisioneri i Policisë në Zelandën e Re, Mike Bush tha se një trup tjetër është akoma në ujërat afër ishullit.
"Procesi i tërheqjes së trupave nuk ka mbaruar", tha Bush.
Policia tha se 25 nga 30 të plagosurit ende janë në gjendje kritike.
Shkencëtarët e Zelandës së Re paralajmëruan për shpërthim tjetër të mundshëm në vullkanin më aktiv të Zelandës së Re.
Edhe
Vullkani në Zelandë, autoritetet vendosin t’i nxjerrin trupat pavarësisht rrezikut
Viktimat ishin turistë nga Australia, Britania e Madhe, Kina, Gjermania, Zelanda e Re, Malajzia dhe SHBA.
Vullkani për herë të fundit ka shpërthyer në vitin 2001.