Ambasada amerikane në Kosovë në një prononcim për KOHA-n ka bërë thirrje që të lihen anash ndarjet etnike në komunitet, dhe të ketë fokus në luftën ndaj Covid-19.
Tutje ambasada thotë se profesionistët duhet të mbështeten në luftën ndaj koronavirusit.
“I lavdërojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, në një rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e Covid-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve”, thuhet në përgjigjen e ambasadës dhënë KOHA-s.
Tutje ambasada thekson se, “të punoni së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetit, dhe lënja anash ndarjet në komunitet janë thelbësore për mposhtjen e Covid-19. Së bashku mundemi”.
-
Ambasada e SHBA-së e shqetësuar nga shtimi i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, thërret për masa
-
SHBA-ja bën thirrje që të shmangen retorikat politike e të bashkohen forcat në luftën ndaj pandemisë
-
Ambasada amerikane: E rëndësishme të respektohen masat e Qeverisë së Kosovës
-
Ambasada amerikane në Prishtinë thërret liderët t’i lënë anash dallimet politike
-
Ambasada amerikane kërkon nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen